Ushtria boshnjake ka ngritur tenda për qindra emigrantë të cilët kanë mbetur të bllokuar pas zjarrit të rënë në kamp e që po përballen me motin e acartë. 150 ushtarë ndihmuan me pajisjet për ngritjen e kampit te improvizuar në Lipa.
Çadrat menaxhohen nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.
Bosnja është përballur me kritika ndërkombëtare për lënien e rreth 1000 emigrantëve pa strehë pasi një javë më parë një zjarr përfshiu kampin e varfër të refugjatëve Lipa që ndodhet pranë kufirit veriperëndimor me Kroacinë.
Pas zjarrit, zyrtarët kishin njoftuar se ata do të zhvendosnin emigrantët nga Lipa në një ish-kompleks të ushtrisë në Bosnjë-Hercegovinën qendrore, por plani u refuzua pasi banorët lokalë protestuan.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe grupet e ndihmës paralajmëruan për një katastrofë humanitare dhe ushtruan presion mbi Bosnjën për t'i larguar emigrantët nga kampi.
Vendi i trazuar i Ballkanit, po përballet jo vetëm me pandeminë por duhet t'u përgjigjet edhe një fluksi prej i mijëra njerëzish që kërkojnë të arrijnë në Evropën Perëndimore duke kaluar nga Bosnja në Kroaci.
Njerëz që ikin nga lufta dhe varfëria në vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë e kërkojnë një të ardhme më të mirë.