Do të fillojë këto ditë, fushata e vaksinimit në Qytetin e Vatikanit. “Vaksinimi - lexohet në një komunikatë të Drejtorisë së Shëndetit e Higjienës të Guvernatoratit, mendohet të fillojë nga gjysma e dytë e janarit”. Do të planifikohet sipas kritereve të përzgjedhjes së kategorive, që rrezikohen më shumë nga infektimi, sipas dëshirës së vullnetarëve.
“Së pari do të vaksinohen personeli shëndetësor, ai i sigurimit publik, të moshuarit dhe punonjësit, që janë më në konktakt me publikun”.
Vaksinimi, në tremen e Sallës së Palit VI
“Vaksinimi - saktëson komunikata - do të bëhet në tremen e Sallës së Palit VI, nga personeli mjekësor e infermieristik i kualifikuar i Drejtorisë së Shëndetësisë e Higjienës, në përkim me rregullat shëndetësore për pandeminë”. Për t’i ruajtur dozat e vaksinës, u ble një “ultra low temperature refrigerator”.