Për të pestën ditë me radhë, më shumë se 50.000 raste të reja të koronavirusit janë raportuar në Britaninë e Madhe.
Sipas të dhënave më të fundit, 58.725 të tjerë ishin infektuar dhe 445 pacientë vdiqën, raporton Reuters.
Britania filloi vaksinimin e popullatës me vaksinën Feiser dhe Biontech tri javë më parë.
Sidoqoftë, situata epidemiologjike nuk është shumë më e mirë, dhe tre të katërtat e popullsisë së Anglisë janë aktualisht në nivelin më të lartë të kufizimeve, që do të thotë 44.1 milionë njerëz.