Masat e rrepta japin efekt në Greqi: Vetëm 262 raste të reja me COVID-19

Evropë

Masat e rrepta japin efekt në Greqi: Vetëm 262 raste të reja me COVID-19

Më: 2 janar 2021 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Autoritetet Shëndetësore në Greqi bën me dije sot se numri i infeksioneve të reja me koronavirus këtë të shtunë ishte 262, një kurbë në rënie pas masave të rrepta anti-Covid.

Raportohet se 22 nga rastet e reja u zbuluan pas kontrolleve në "portat" hyrëse të vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur tanimë në 139709.

Ndërkaq, 40 pacientë ndërruan jetë si pasojë e koronavirusit duke rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 4,921.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të intubuar është 431 (mosha mesatare e të cilëve është 67), ndërsa 896 janë shëruar duke u larguar nga spitali ICU.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat