Shifra rekord në Mbretërinë e Bashkuar, Anglia kërkon mbylljen e shkollave

Evropë

Shifra rekord në Mbretërinë e Bashkuar, Anglia kërkon mbylljen e shkollave

Më: 3 janar 2021 Në ora: 11:17
Londër

Qeverisë britanike po i kërkohet gjerësisht që të vendosë të mbajë shkollat në Angli të mbyllura edhe për dy javë të tjera si pasojë e shtimit të rasteve të reja me COVID-19.

Në Londër, institucionet arsimore do të qëndrojnë të mbyllura edhe për një javë tjetër për të frenuar përhapjen e virusit, megjithatë sindikatat kanë kërkuar që kjo masë të merret edhe për gjithë shkollat e tjera në Angli.

Mbretëria e Bashkuar regjistroi 57.725 raste të reja të shtunën duke shënuar shifra rekord për pesë ditë radhazi.

Pas një takimi emergjence, Sindikata Kombëtare e Arsimit, ku bëjnë pjesë 450 mijë punonjës, i bëri thirrje kryeministrit Boris Johnson që mësimet të kalojnë online për të paktën dy javë.

Ata kanë argumentuar se “kanë të drejtë ligjore” që të mos punojnë në një “mjedis të pasigurt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat