Shkollat në Greqi do të hapen në 11 janar

Evropë

Shkollat në Greqi do të hapen në 11 janar

Më: 3 janar 2021 Në ora: 11:49
Stelios Petsa

Greqia do të hapë shkollat në 11 janar. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsa,  i cili tha se janë marrë masa paraprake për hapje të sigurt të shkollave.

Ai shpjegoi se vendimi për bllokimin e vendit ishte një mënyrë për të shmangur përhapjen e sëmundjes edhe për shkak të aktivitet të lartë që mund të kishte në prag festash.

Gjithashtu ai sqaroi se mbështetja për ekonominë dhe bizneset do të vijojë, qeveria në 2021 siç edhe ka premtuar do të marrë masa lehtësuese për ata që preken në Covid-19.

“Prioriteti i qeverisë  janë ulja e barrierave tatimore, ne nuk do të lejojmë që bizneset të mbyten nga borxhet”, tha Petsas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat