Një doktor i ri ishte zemërthyer pasi pa një turmë të madhe të personave pa maska duke protestuar natën e vitit të ri para spitalit ku ai punon, shkruan “DailyMail”.
Dr Matthew Lee mbeti pa fjalë kur ka turmën duke kënduar “Covid është mashtrim” para spitalit St Thomas, ku mjekët po punonin pa pushim për të shpëtuar jetët e personave që u infektuan me Covid.
Dr Lee nga Hong Kongu, filmoi grupin teksa dilte nga spitali pasi kishte përfunduar ndërrimin e tij me orë të zgjatura.
Ai mendon se ai ishtin teoricienë të konspiracionit që besojnë se Covid nuk ekziston. Lee ishte i shokuar të shihte se kaq shumë njerëz akoma mendojnë se pandemia nuk është serioze edhe me gjithë të infektuarit dhe vdekjet që ka pësuar Britania.
Pamjet e filmuara të turmës ishin atë ditë që Britania shënoi 53,285 të infektuar brenda 24 orëve. Kriza që ka goditur spitalet po i detyron mjekët të marrin vendime se cilin nga pacientët të shpëtojnë, si pasojë e numrit të lartë të pacientëve në spitale.
Spitalet nuk kanë kapacitet për këtë numër të pacientëve, pavarësisht investimeve të mëdha që shteti ka bërë, prandaj mjekët vazhdimisht po bëjnë thirrje që qytetarët të mbrohen, sepse ata nuk do të arrijnë t’i shpëtojnë të gjithë.
Ai tha se me qindra persona të dehur pa maska po bërtisnin se virusi është vetëm mashtrim, jashtë një ndërtese ku qindra të tjerë ishin të sëmurë dhe duke vdekur.
Lee u shpreh se ai nuk mund ta kuptonte se si kaq shumë njerëz nuk e kuptojnë sa serioze është situata, dhe se injoranca e tyre është duke i lënduar të tjerët.
Pat shumë komente rreth postimit të Lee, njëri prej tyre duke thënë “Është ironike, sado që jemi të nevrikosur dhe zemërthyer nga këta persona, nëse ndonjëri do të sëmurej ne do të bënim gjithçka për ti shpëtuar”.
Një tjetër tha “Do të doja të fusja ata brenda spitalit, duke shkuar nga reparti në repart për të iu treguar se sa dhimbje po shkakton Covid. Ndoshta do të përfundonim vizitën duke shkuar edhe në morg”.
Gazetari Piers Morgan gjithashtu komentoi rreth videos duke thënë: “Nëse është mashtrim, le të marrim të gjithë këta imbecil brenda spitalit pa maska apo mjete mbrojtëse. Le të shohin sa të guximshëm do të ndjehen kur të përballen me realitetin se si njerëzit po vdesin teksa nuk mund të marrin frymë”.
Deri më tani 74,125 britanik kanë humbur jetën nga Covid-19, dhe brenda 5 ditëve të fundit më shumë se 250 mijë persona janë infektuar.