193 të vdekur nga COVID-19 në Turqi gjatë së shtunës

Evropë

193 të vdekur nga COVID-19 në Turqi gjatë së shtunës

Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:46
Turqi

Turqia ka regjistruar 9.877 raste të infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit. Autoritetet turke njoftojnë se gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 193 persona, duke u cilësuar si rënie e rasteve të vdekjeve.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Turqi është 2.291.912 persona.

Ndërsa 21.488 pacientë kanë vdekur, raporton reuters.

Turqia ishte në një bllokim prej katër ditësh gjatë festës së Vitit të Ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat