Katër pasagjerë të cilët mbëritën në Greqi nga Britania e Madhe kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri të Covid-19.
Ata ishin mes gjatë udhëtarëve që mbërritën nga MB gjatë javës së Krishtlindjeve.
Testimi dhe analiza speciale molekulare që zgjati të paktën tre ditë treguan se katër prej tyre mbanin mutacionin e virusit.
Pasagjerët raportohet të jenë pesë shtetas grekë dhe një britanik.
Sipas mediave lokale, të gjashtë po mbahen në një hotel të caktuar dhe pasi karantina e tyre të përfundojë për 10 ditë, ata do t’i nënshtrohen një testi të ri për Covid.
Ditën e shtunë autoritetet greke raportuat 262 raste, ndërsa një ditë më parë 597 infeksione.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Greqi që kur u shfaq pandemia në vend është 140.099 dhe numri i personave që kanë humbur jetën 4.957.