Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis vendos të riorganizojë kabinetin qeveritar, me synimin për të forcuar qeverinë e tij gjatë vitit 2021 i cilësuar një sfidë shumë e madhe për shtetin fqinj.
Kreu i ekzekutivit ka vendosur të largojë nga detyra ministrin e Brendshëm, ministrin e Punës dhe të Turizmit.
Ndërsa zëdhënësi i qeverisë Stelios Pestas u emërua zëvendësministër i Brendshëm.
Riorganizimi vjen pas një viti e gjysmë te qeverisjes se Kyriakos Mitsotakis, ne një periudhe kur ai dhe kabineti i tij kritikohen ashpër nga opozita për menaxhimin e krizës se pandemisë dhe masat e marra për përballimin e saj.