Edhe 19 mijë e 500 doza të vaksinave ‘Pfitzer’ pritet të arrijnë sot në Serbi.
Kjo gjë u bë e ditur nga Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Mirsad Djerlek.
Ai gjithashtu tha se planifikohet që deri në fund të javës të vaksinohen edhe rreth 11 mijë punonjës shëndetësore.
Ndryshe në 24 orëshin e fundit janë konfirmuar edhe 2 mijë e 715 raste të reja me COVID-19.
Si pasojë e këtij virusi kanë humbur jetën edhe 39 pacientë.