Skocia do të hyjë në një bllokadë tjetër si masë parandaluese ndaj koronavirusit nga sonte në mesnatë e deri në fund të janarit.
Ministrja e parë skoceze, Nicola Sturgeon, i ka zbuluar masat e fundit në parlament duke shtuar se ndjehet shumë e shqetësuar lidhur me situatën aktuale me COVID-19, shkruan Euronews.
Me rregullat e reja, skocezëve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi përveç nëse kanë ndonjë arsye thelbësore si blerja e gjërave ushqimore apo ushtrimet fizike.