Rekord infektimesh ditore COVID-19 në Portugali, spitalet nën presion

Evropë

Rekord infektimesh ditore COVID-19 në Portugali, spitalet nën presion

Më: 6 janar 2021 Në ora: 19:57
Portugali

Portugalia regjistroi sot një rekord me 10. 000 infektime të reja COVID-19 në 24 orët e fundit, njoftoi autoriteti kombëtar shëndetësor, ndërsa qeveria pranoi se spitalet janë nën një presion të madh.

Pas lehtësimit të kufizimeve shëndetësore gjatë fundjavës së Krishtlindjes, vendi aktualisht po përjeton një ngritje në rastet e COVID-19.

“Po shohim sërish një presion të madh mbi shërbimin shëndetësor kombëtar”, shprehu shqetësimin e saj ministrja e Shëndetësisë, Marta Temido.

“Numri i personave të shtruar në spital është rritur shumë, përfshirë 513 pacientë që po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv”, shtoi ajo.

I konsideruar si një rast kontakti, presidenti i Republikës, konservatori Marcelo Rebelo de Sousa, është vetëkarantinuar vetëm tri javë nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale më 24 janar, ku ai është i favorizuar gjerësisht, sipas kabinetit të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat