Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u bëri thirrje mbështetësve të presidentit amerikan Donald Trump që të ndalojnë shkeljen e demokracisë, pas hyrjes me dhunë të këtyre të fundit në ndërtesën e Kapitol Hill, në Uashington.
“Trump dhe mbështetësit e tij duhet të pranojnë vendimin e votuesve amerikanë dhe të ndalojnë shkeljen e demokracinë”, shkroi ai Twitter.
Maas shtoi se fjalët nxitëse shpesh kthehen në veprim të dhunshëm.