“Informer” e ka quajtur hipokrizi deklaratën e deputetes së Parlamentit Evropian Tanja Fajon ku ajo sulmin e mbrëmshëm në Kapitoll Hill e quajti sulmi mbi demokraci, ndërsa në kohën e protestave të huliganëve në Beograd që udhëhiqeshin nga Gjillas e Obradoviç ajo derdhte “lot krokodili”, shkruan ky medium serb, transmeton “Bota Sot”.
Siç dihet Fajon është deputete e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën në PE, që shumë shpesh ka kritikuar regjimin autokratik dhe ngufatjen e demokracisë në Serbi.
Këtë deklaratë rreth situatës në ShBA pas ndërhyrjes në Kongresin amerikan të protestuesve që mbështesin presidentin në largim Tramp e bëri në rrjetin social Tviter.
Fajon ka dënuar sulmin e huliganëve në Kongresin amerikan duke e quajtur sulm mbi demokracinë.
“Sulmi në Kapitoll Hill është sulm mbi demokracinë. Pamjet nga Uashingtoni janë shokuese, ndërsa rezultatet e votimit duhet të respektohen” ka shkruar ajo.
Sipas këtij mediumi serb, Fajon edhe njëherë tregoi hipokrizinë duke dënuar sulmin , ndërsa në kohën e sulmit të huliganëve të Gjilas edhe Obradovip në Kuvendin e Serbisë në Beograd, asokohe ajo derdhke “lot krokodili” për dhunën ndaj tyre.