Frika nga ajo që ndodhi në Washington – Bundestagu gjerman forcon sigurinë

Evropë

Frika nga ajo që ndodhi në Washington – Bundestagu gjerman forcon sigurinë

Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:33
Foto Ilustrim

Dhoma e ulët e parlamentit gjerman – Bundestagu, dëshiron ta forcojë sigurinë e saj pas trazirave në Kongresin Amerikan të shtunën.

Kjo mundësi po konsiderohet sepse aktivistët kundër mbajtjes së maskës u përpoqën të hynin në ndërtesë në fund të gushtit.

Kryetari i Bundestagut, Wolfgang Schauble, deklaroi sot se ai dëshiron të diskutojë sigurinë e parlamentit me oficerët e sigurisë të grupeve parlamentare dhe me autoritetet e qytetit të Berlinit dhe Ministrinë e Brendshme.

Të shtunën, në Washington, mbështetësit militantë të presidentit në largim të SHBA-së, Donald Trump u sulën në Kongres dhe më pas katër njerëz u vranë dhe pjesa e brendshme e ndërtesës u dëmtua pjesërisht.

“Ne tashmë kemi kërkuar një raport nga Ambasada Gjermane në Washington se si mund të ketë pasur aso ngjarje të dhunshme brenda Capitol Hill”, shtoi Schaeuble.

Bundestagu, i vendosur në zemër të Berlinit, ishte skena e një përpjekjeje për inkursion të kundërshtarëve të masave epidemiologjike më 29 gusht të vitit të kaluar, por policia arriti t’i parandalonte ato.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat