Hungaria po shqyrton zgjatjen e mësimit në distancë për shkollat e mesme përtej të hënës së ardhshme për shkak të infeksioneve të larta të koronavirusit dhe pasigurive mbi një variant të ri të virusit që u shfaq për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo u bë e ditur nga një sekretar i shtetit.
Zoltan Maruzsa tha në një konferencë në internet të enjten se qeveria e Kryeministrit Viktor Orban do të merrte një vendim në lidhje me zgjatjen e mësimit online të premten, duke shtuar megjithatë se mësimi në klasë në shkollat e mesme nuk kishte gjasa të riniste javën e ardhshme.
"Ne vendosëm të jemi të kujdesshëm, siguria e jetës së njerëzve është gjëja më e rëndësishme tani", tha Maruzsa.