Pëson rënie numri i infektimeve të reja me Covid-19 në Greqi.
Sipas asaj që raporton Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 510 raste të reja, nga 816 të një dite më parë.
Sa i përket viktimave, 47 pacientë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19, ndërsa në spitale 391 persona ndodhen të intubuar.
Nga nisja e pandemisë, shteti fqinj numëron 142,777 të infektuar dhe 5,146 viktima.