Rëndohet situata në Londër, vendi pritet të përballet me mungesë të shtretërve

Evropë

Rëndohet situata në Londër, vendi pritet të përballet me mungesë të shtretërve

Më: 7 janar 2021 Në ora: 19:41
Ilustrim

Një rritje e jashtëzakonshme e rasteve me Covid-19 është paraqitur në Londër.

Sipas Sadiq Khan, në ditët e ardhshme, vendi mund të përballet me mungesë të shtretërve si pasojë e rritjes së dukshme të rasteve shkruan CNN.

Kur u pyet nga LBC Radio, Khan u shpreh se situata është jashtë kontrollit.

“NHS është në prag të mbingarkesës.Nuk ka pasur kohë gjatë kësaj periudhe pandemie që nuk kam qenë më i shqetësuar sesa sot”, tha Khan.

Tutje, ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e ndërmarra nga qeveria.

Aktualisht, Britania e Madhe po përballet me një valë të rëndë të pandemisë.Gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar 1,041 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat