Sulmet e mbrëmshme në Uashington kanë vënë në pikëpyetje fatin e ShBA-ve si shtet, konsideron ish-presidenti i SSSR Mihail Grbaçov, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.
Grbaçov konsideron se: “Sulmet ishin qartë të përgatitura më herët dhe është e qartë kush i bëri ato”.
“Megjithatë, trazirat nuk janë më të rëndësishmet. Detyra e tyre është e qartë, por vetëm në shikim të parë. Nuk është aq thjeshtë. Do të kalojë një kohë dhe ne do të shohim pse është bërë e gjithë kjo” mendon ai.
Gorbaçov është i sigurt se në botë do ndodhin ndryshime në drejtim të uljes së tensioneve, ndërsa gara për armatim shkallë-shkallë do të ndalet, pasi gjeneratat e reja po shohin fatalitetin e saj.
„Në kohën time kur kemi nënshkruar marrëveshjen për çarmatim, ajo kohë nuk ishte e thjeshtë: kishte kundërshtar të fortë, por ia dolëm sepse deshëm paqe. Njerëzit që nuk duan luftë do të bashkohen dhe udhëheqjet e tyre do të gjejnë zgjidhje. Ata do të gjejnë zgjidhje dhe forma të reja të marrëveshjes, duke marr parasysh llojet e reja të armëve. Nuk duhet të humbet shpresa. Unë nuk humbi shpresën në njerëz të rinj” nënvizoi Grbaçov.