Vaksina e Moderna është bërë vaksina e tretë kundër coronavirusit që miratohet për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar – me një shtesë prej 10 milionë dozash të porositura.
Sipas Sky News, vaksina e kompanisë me bazë në SHBA u tregua se kishte 94% efikasitet kundër COVID-19 në provat përfundimtare.
Po sipas të njëjtit medium, 7 milionë doza ishin veçse porositur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me 10 milionë të tjerë që pritet të ndiqnin – por ka të ngjarë të mos bëhen të disponueshme deri në mars.
Kjo sepse është duke u prodhuar në SHBA dhe do të duhen disa muaj para se objektet prodhuese në Evropë të jenë të gatshme për ta shpërndarë.
Sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock, e ka quajtur atë “një armë tjetër në arsenalin për të zbutur këtë sëmundje të tmerrshme” dhe shtoi se ajo “do të rritë programin e vaksinimit edhe më shumë pasi dozat të bëhen të disponueshme nga pranvera”.
Por Hancock kujtoi njerëzit: “Ndërsa ne imunizojmë ata që janë më në rrezik nga COVID-19, unë i nxis të gjithë të vazhdojnë të ndjekin rregullat për të mbajtur numrin e rasteve të reja të ulët – për të mbrojtur të dashurit tanë”.