Gjatë vitit 2020 emigrimi i paligjshëm drejt Bashkimit Evropian shënoi numrin më të ulët në shtatë vitet e fundit. Megjithatë ndërsa pati ulje për sa i përket rrugëve tokësore u vu re një prirje në rritje të emigrimeve të paligjshme në rrugë detare.
Të dhënat e agjencisë kufitare të BE-së Frontex, tregojnë se gjatë vitit 2020 ka pasur së paku 124 mijë kalime të paligjshme të kufirit, 13 për qind më pak se një vit më parë.
Arsyeja kryesore e kësaj uljeje domethënëse lidhet kryesisht prej pandemisë së COVID-19 dhe masave kufizuese të lëvizjeve.
Në tërësi pati 76% më pak kalime nga rruga e Mesdheut Lindor që përshkon Turqinë, Greqinë dhe Bullgarinë, e përdorur kryesisht nga refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani – 19,681 kalime.
Sidoqoftë pati një rritje me 78% krahasuar me një vit më parë të kalimeve nga Ballkani Perëndimor – 26,928 kalime të paligjshme.