Mbrëmjen e së enjtes, një shpërthim i fortë tronditi banorët e komunës italiane të Pontiçelit, në periferi të Napolit.
Shpërthimi ndodhi në parkingun e spitalit rajonal, i cili shërben edhe si qendër për kurimin e pacientëve me Covid-19.
Qendra u evakuua menjëherë pas ndërhyrjes së forcave të rendit dhe të emergjencave civile.
Sipas hetimeve paraprake shpërthimi ka qenë aksidental dhe është shkaktuar nga një dëmtim i rrjetit të shpërndarjes së gazit.
Fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima, por 3 automjete u zhytën në kraterin e formuar nga ky shpërthim.