Moti i keq që ka përfshirë edhe disa rajone të Italisë fqinje ka sjellë probleme në Napoli.
Një gropë gjigante është hapur në vend parkimin e makinave të një spitali që trajtonte pacientët me COVID, në Napoli. Kjo bëri që spitali të mbyllej përkohësisht për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Fatmirësisht sipas raportit të autoriteteve askush nuk ka pësuar lëndime, ndërsa shumë makina kanë rënë në gropën rreth 20 metra të thellë që u krijua.

Ennio Aquilino, zyrtari kryesor i zjarrfikësve, i tha kanalit televiziv italian SkyTG 24 se rrëshqitja e dherave mund të ishte si pasojë e shirave të shumtë që kanë përfshirë vendin.
Mediat vendase shkruajnë se spitali COVID do të rihapej brenda ditësh, pasi shërbimet e energjisë elektrike dhe ujit të ishin rregulluar.