Një ortek ka goditur dhe ka mbuluar një resort për ski afër Norilsk në Rusi. Mediat lokale raportojnë se janë gjetur 3 trupa të pajetë, dy të rritur dhe një fëmijë.
Ndërkohë, një djalë 14 vjeç është shtruar në spital, pasi i është lënduar lëkura për shkak të problemeve nga ekspozimi i tepërt me të ftohtin.
Një skuadër shpëtimi prej rreth 242 persona dhe 29 automjete janë vënë në dispozicion për të gjetur trupa të pajetë, apo që kanë ngecur në ndërtesat e mbuluara nga dëbora.
Skuadra e shpëtimit po haset edhe me vështirësinë e motit të keq, teksa vazhdojnë kërkimet.