Spanja përfshihet nga një stuhi bore, ka edhe viktima

Evropë

Spanja përfshihet nga një stuhi bore, ka edhe viktima

Më: 9 janar 2021 Në ora: 16:21
Vetura të bllokuara në Madrid më 9 dhjetor 2021.

Një stuhi e borës në pjesën më të madhe të Spanjës la tre persona të vdekur dhe shkaktoi kaos në të gjithë vendin, duke bllokuar komunikacionin rrugor dhe duke mbyllur lidhjet ajrore dhe hekurudhore të kryeqytetit, Madrid.

Të premten, Madridi kishte reshjet më të mëdha të borës që nga viti 1971. Agjencia spanjolle e motit AEMET i përshkroi këto kushte si "të jashtëzakonshme dhe me shumë gjasa historike" të shkaktuara nga Stuhia Filomena. Agjencia paralajmëroi që të shtunën pritet të bien edhe 20 centimetra borë.

Në Twitter, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të urgjencës. Ai lavdëroi punën e agjencive të shpëtimit të cilat kishin ndihmuar qindra njerëz të bllokuar.

Image
Vetura të bllokuara nga stuhia e borës në Madrid.

Aeroporti Barajas i Madridit u mbyll të premten vonë, ndërsa zyrtarët e transportit thanë se reshjet e borës çrrgulluan trafikun në gati 400 rrugë dhe anulimin e gjitha udhëtimeve përmes trenava nga Madridi.

Agjencia e urgjencave e Madridit tha se ata kishin punuar gjithë natën për të ndihmuar shoferët e bllokuar, duke liruar një mijë automjete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat