Rritet numri i viktimave nga Covid në Itali, konfirmohen 19,978 raste të reja

Evropë

Rritet numri i viktimave nga Covid në Itali, konfirmohen 19,978 raste të reja

Më: 9 janar 2021 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 19,978 raste të reja dhe kanë humbur jetën 483 persona.

Ndërsa në orët e fundit janë shëruar edhe 17 040 persona.

Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se raportohet për një rritje të shtrimeve në terapi intensive, 6 më shumë se dje, ndërkohë që zvogëlohen shtrimet në spital, 53 më pak se ditën e djeshme. Shkalla e pozitivitetit në 11.6%.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 2,257,866 mes të cilëve kanë humbur jetën 78,394 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat