Fotoja që emocionoi rrjetin/Në Madrid bora bllokon rrugët, por infermieri gjithsesi dorëzon vaksinën

Evropë

Fotoja që emocionoi rrjetin/Në Madrid bora bllokon rrugët, por infermieri gjithsesi dorëzon vaksinën

Më: 9 janar 2021 Në ora: 18:52
Foto

Kjo foto nga Madrid, Spanjë ka prekur gjithë rrjetin online. Pavarësisht reshjeve të borës një infermier shihet se si çan rrugën për të dorëzuar vaksinën.

Publiku është paralajmëruar të qëndrojë në shtëpi teksa stuhia Filomena ka bllokuar shoferët dhe qarkullimin në të gjithë Madridin.

Autoritetet thanë se të paktën 4njerëz kanë vdekur në stuhinë më të rëndë të dëborës në 50 vjet, teksa në kryeqytetin Madrid dhe rrethinat e tij është ndaluar qarkullimi dhe qindra shoferë janë bllokuar në makinat e tyre.

Stuhia Filomena goditi dje Spanjën, duke sjellë reshje dëbore, të papara në Madrid që prej vitit 1971, sipas zyrës vendore meteorologjike Aemet.
Stuhia kishte vazhduar gjatë natës duke u gdhirë e shtuna me rreth 50cm dëborë në disa rajone të Madridit.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat