Italia kontrolloi gjysmën e popullsisë e gjobiti mbi 500 mijë persona

Evropë

Italia kontrolloi gjysmën e popullsisë e gjobiti mbi 500 mijë persona

Më: 9 janar 2021 Në ora: 21:31
Itali

Gjysma e popullsisë italiane është vënë nën kontrollin policor të masave anticovid, mbi gjysmë milionë persona janë gjobitur për shkelje të tyre.

Italia është një nga vendet e para në Evropë, që u godit fort nga pandemia globale.

Prej datës, 11 mars 2020, me shpalljen e gjendjes së emergjencës së jashtëzakonshme shëndetësore, e deri më sot, qeveria italiane vazhdon të aprovojë dekrete masash e normativa ligjore që detyrojnë popullsinë vendase të limitohet në sjellje e në stilin e jetës me qëllim për të evituar përhapjen e infektimit nga COVID- 19.

Për zbatimin e tyre janë aktivizuar kontrolle policore,shpesh të ndihmuara dhe nga forcat e ushtrisë.

Ministria e Brendshme Italiane, ka publikuar raportin vjetor mbi punën e kryer nga autoritetet policore në respektimin e masave kundër rrezikut të përhapjes së infektimit nga pandemia COVID 19.

Raporti i cili përmban të dhëna të periudhës kohore nga 11 marsi i 2020, e deri më 31 dhjetor 2020, konfirmon se autoritetet policore italiane kanë kontrolluar gati gjysmën e popullsisë italiane dhe kanë gjobitur mbi gjysëm milionë persona.

Ministria e Brendshme Italiane informon se në 10 muaj, emergjencë shëndetësore kombëtare janë kontrolluar, 30 637 601 mijë persona e janë gjobitur 526.893, persona fizikë për shkelje e mos zbatim të masave antiCovid.

Gjithashtu janë kryer 8 637 450 kontrolle të aktiviteteve tregtare, janë gjobitur 16 655 pronarë si dhe janë mbyllur 3 991 biznese.

Kontrolle më të shumta në numër janë kryer gjatë muajit prill, rreth 10 milionë, ndër të cilët gati 8 milionë janë persona fizikë e mbi 2 milionë biznese.

Ndërsa korriku është muaji me numrin më të ulët të personave të gjobitur e të bizneseve të mbyllura për mosrespektim të normativës anticovid.
Përkatësisht janë marrë 1236, masa administrative e 146, mbyllje biznesesh për mosrespektim masash anticovid.

Edhe viti 2021, ka nisur me kontrolle të rrepta nga autoritetet policore italiane e gjatë 8 ditëve të para të këtij viti janë kryer rreth 422 mijë kontrolle, prej të cilave rreth 60 mijë janë biznese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat