Policia në Londër po kërkon një burrë që i dha një gruaje 92-vjeçare një vaksinë të rrejshme kundër koronavirusit.
Ai në mënyrë të rreme u prezantua si punëtor i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar Britanik dhe e detyroi atë të paguante rreth 160 funta, transmeton portal arbresh.info
The Guardian raporton se policia është vënë në kërkim të burrit që i dha gruan vaksinë të rrejshme dhe e detyroi të paguante, duke shtuar se ai mund të rrezikojë jetën e shumë qytetarëve.
Gruaja e la të dyshuarin në shtëpinë e saj në jug-perëndim të Londrës më 30 dhjetor, pasi ai iu prezantua asaj si një punëtor shëndetësor dhe e takoi me qëllim që ta vaksinonte.
Policia e Londrës deklaroi se nuk dihet nëse dhe cilën substancë gruaja ka marrë, por gjithashtu se gruaja e moshuar nuk ka treguar shenja të sëmundjes pas ekzaminimit në spitalin lokal.
Në fillim të javës, i dyshuari erdhi përsëri tek gruaja dhe i kërkoi 100 paund të tjera, kur edhe ai u fotografua nga kamerat e sigurisë.
Shërbimi Kombëtar i Shëndetit theksoi se vaksinat nuk do t’u ngarkohen kurrë qytetarëve dhe se kur kontaktoni me ta për vaksinim, ata nuk do të kërkojnë detaje rreth llogarive bankare dhe kartave.
Britania e Madhe është duke kaluar me vështirësi valën e dytë të pandemisë, sidomos tani pasi në vend po qarkullon edhe lloji i ri i koronavirusit që është më ngjitës se ai i pari.
‼️ APPEAL ‼️
— City of London Police (@CityPolice) January 8, 2021
We're appealing for the identity of this man who has been administering fake #COVID19 vaccines to vulnerable people in return for money.
If you have any information, please call 101 quoting reference 3042.
For more information visit ➡️ https://t.co/sKjgFCbJvJ pic.twitter.com/emixorb9V6