Britania po i vaksinon 200 mijë persona në ditë

Evropë

Britania po i vaksinon 200 mijë persona në ditë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 10:54
Britani

Britania është duke i vaksinuar deri në 200 mijë persona në ditë dhe po pritet ta rrisë këtë shifër, duke vaksinuar deri në 2 milionë në javë.

Ky nivel që duhet për të arritur vaksinimin e atyre që janë më të rrezikuar deri në mesin e shkurtit, ka thënë ministri i Shëndetësisë i Britanisë, Matt Hancock.

“Momentalisht jemi duke i vaksinuar mbi 200 mijë persona çdo ditë”, ka thënë Hancock për “Sky News”.

“Ne kemi vaksinuar tash rreth një të tretën e personave mbi 80 vjet në këtë shtet, kështu që jemi duke bërë hapa të mëdha, por ende duhet zgjeruar. Këtë javë do të hapim qendra të vaksinimit masiv”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat