Hulumtim opinioni sipas Bogosavljeviç: Shumica i beson Vuçiqit, ndërsa te 30 për qind të pakënaqurit është shansi i opozitës

Evropë

Hulumtim opinioni sipas Bogosavljeviç: Shumica i beson Vuçiqit, ndërsa te 30 për qind të pakënaqurit është shansi i opozitës

Nga: F.B Më: 10 janar 2021 Në ora: 13:34
Srgjan Bogoslavljeviç

Qytetarët e Serbisë edhe më tutje më së shumti i besojnë Vuçiqit ka treguar hulumtimi i agjensionit “Ipsos”, sipas të cilir 56 për qind e qytetarëve mendojnë se Serbia po shkon në drejtimin e duhur, që është indikator se pushteti punon mirë, tha Srgjan Bogoslavljeviç në emër të “Ipsos”, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Por ai shprehet se hulumtimi tregon se ka edhe 30 për qind të qytetarëve të pakënaqur, që është shansi i opozitës, që dëshmon se nuk mjafton vetëm të kritikohet pushteti.

“Corona ka sjell shumë ndryshime. Ne me vite kemi pasur problem papunësinë. Në Serbi ka rënie të popullsisë dhe me atë edhe të presionit për punësim. Në mesatare mbi 20 mijë qytetarë braktisin vendin dhe kësaj i shtohen 50 mijë vende të reja pune që ul preisoni për punësim. Prandaj Corona tash llogaritet problemi më i madh” sqaroi Bogosavljeviç.

Sipas tij ka shumë indikator besimi , por kur shtrohet pyetja cilës figurë politike i besohet më së shumti tash e 6 vite dominimin absolut mban Vuçiq.

“Bindshëm numri më i madh i qytetarëve i beson Vuçiqit, pastaj Daçiqit por dhjetë herë më pak, pastaj vjen Brnabiç. Në këtë rend vetëm Sasha Raduloviç kalon një për qind të gjithë tjerët edhe më pak” tha ai.

Vuçiqit sipas hulumtimit i besohet në atë që thotë, ndërsa tjerët në atë pozitë tek duhet të vijnë.

Në pyetjen nëse bojkoti ka pasur sukses dhe çfarë i ka sjell ai opozitës, ai përmendi shifrën prej mbi 25 për qind të pakënaqurve.

“Nuk jam i sigurt cili do të ishte suksesi i bojkotit. Kam menduar edhe atëherë edhe tash kur ka mbi 25 për qind të pakënaqurve dhe qëndrimit negativ ndaj Vuçiqit, përbën një potencial të madh. NE tash 6-7 vjet nuk kemi dilemë kush do fitojë zgjedhjet, për këtë shkak është e nevojshme promovimi i partive alternative.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat