563 të vdekur nga COVID-19 në Britani në 24 orët e fundit

Evropë

563 të vdekur nga COVID-19 në Britani në 24 orët e fundit

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:26
Britani

Britania e Madhe ka regjistruar 563 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Autoritetet njoftojnë se gjatë kësaj periudhe janë infektuar me COVID-19 54.940 persona.

Kjo ka çuar numrin në total mbi tre milionë të infektuar që nga fillimi i pandemisë, raporton Reuters.

Pos këtij virusi, Britania e Madhe është duke u përballur edhe me raste të variantit të ri të COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat