Së paku katër persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë u bllokuan në makina, aeroporte dhe stacione të trenit, pas stuhisë Filomena që goditi Madridin të premten dhe të shtunën.
Kjo bëri që vendi të mbulohet me rreth gjysmë metër reshje. Për këtë arsye, në rrugë doli edhe ushtria e cila u angazhua në hapjen e mbi 150 udhëve të bllokuara.
Reshjet kanë mbyllur edhe aeroportin dhe linjat e trenit, derisa kjo stuhi po konsiderohet si më e rënda që ka goditur qytetin në 80 vjetshin e fundit.