Tërmet me magnitudë prej 4.5 ballësh godet Turqinë

Evropë

Tërmet me magnitudë prej 4.5 ballësh godet Turqinë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballësh tronditi sot kryeqytetin e Turqisë, Ankaranën.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte rrethi Kalecik.

Ndodhi në një thellësi prej 12 kilometrash (rreth 8 milje) në 10.53 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Guvernatori i Ankarasë, Vasip Sahin tha se deri më tani nuk ka pasur humbje të jetës ose pronës në Kalecik.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, një tërmet i fuqishëm me madhësi 6.6 tronditi qytetin e tretë më të madh të Turqisë, Izmirin, duke vrarë të paktën 115 dhe duke plagosur më shumë se 1.000 viktima.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat