Mbretëria e Bashkuar është në pikën më vdekjeprurëse të pandemisë së koronavirusit, me shifra më të larta viktimash sesa gjatë pikut të vitit të kaluar, tha sot shefi i mjekësisë angleze, Chris Whitty.
“Duhet të jemi shumë të qartë se tani jemi në pikën më të keqe të kësaj epidemie për Mbretërinë e Bashkuar. Në të ardhmen do të kemi vaksinën, por numrat për momentin janë më të lartë se sa në kulmin e mëparshëm”, tha Whitty për BBC, duke shtuar se pret që javët e ardhshme të jenë më të rrezikshme.
Sipas ekspertit, aktualisht, ka mbi 30,000 njerëz në spital dhe ky numër është akoma në rritje.
“Tani jemi në një situatë kur në Mbretërinë e Bashkuar në tërësi rreth 1 në 50 njerëz është i infektuar dhe në Londër është rreth 1 në 30, kështu që ekziston një shans shumë i madh që nëse takoni dikë, ata do të kenë Covid”.
Në total vendi ka regjistruar më shumë se 80,000 vdekje me koronavirus, prej shpërthimit të pandemisë.