Një gjykatë turke dënoi sot Adnan Oktar, udhëheqësin e një kulti, me mbi 1.000 vjet burg për dhjetë krime të ndryshme.
Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll gjykoi 236 të pandehur, përfshirë 78 të paraburgosur, për krimet e tyre të organizuara nën drejtimin e Oktarit, thonë burime nga gjykata në kushte anonimiteti.
Gjykata e dënoi Oktarin me gjithsej 1.075 vjet e tre muaj burg nën akuzat e “themelimit dhe udhëheqjes së një organizate kriminale”, “spiunazh politik ose ushtarak”, duke ndihmuar “Organizatën Terroriste FETO” edhe pse nuk ishte anëtar i saj, “abuzim seksual i të miturve, abuzim seksual, privim i lirisë së personit, tortura, shkelje e të drejtës për arsimim, regjistrimi i të dhënave personale dhe kërcënim”.
Udhëheqësi 64-vjeçar i kultit, i cili kishte një kanal televiziv, u arrestua në vitin 2018 së bashku me mbi 200 bashkëpunëtorë, pas akuzave për abuzim seksual dhe rrëmbim të të miturve.