Autoritetet greke të shëndetësisë kanë njoftuar sot 444 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve është 145179, nga të cilat 52.2% janë burra.
Në 24 orët e fundit, 39 qytetarë e kanë humnur betejën me virusin, duke e çuar në 5,302 numrin e viktimave që nga shpërthimi i pandemisë në shtetin grek.
Sipas të dhënave të fundit, 350 persona po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç.