Një aksident në Turqi për pak sa nuk ka qenë dramatik për 2 të rinj.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një motorçikletë përplas një të ri, i cili po tentonte të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Sakarya në Turqi, ndërsa i aksidentuari është një mbledhës i mbeturinave.
Fatmirësisht, përplasja nuk ishte fatale për asnjë nga protagonistët e aksidentit.