Spanja regjistron temperaturat minus 25 gradë Celsius, të paktën shtatë të vdekur

Evropë

Spanja regjistron temperaturat minus 25 gradë Celsius, të paktën shtatë të vdekur

Më: 12 janar 2021 Në ora: 17:43
Spanja

Njerëzit në Spanjën qendrore po ‘luftojnë’ pas një ftohti të pasuar nga reshjet e borës në fundjavë.

Sipas BBC, zyrtarët i kanë paralajmëruar të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi.

Të paktën shtatë persona kanë vdekur si pasojë e motit – dy viktimat e fundit ishin njerëz të pastrehë në Barcelonë.

Bëhet e ditur se temperatura ra në minus 25 gradë Celsius në Molina de Aragon dhe në Teruel – nata më e ftohtë e Spanjës për të paktën 20 vjet.

Bora e thellë e shkaktuar nga Stuhia Filomena është kthyer në akull, duke prishur kështu edhe transportin.

Kjo reflektoi me një sasi të jashtëzakonshme bore dhe akulli për Spanjën, ku dimrat zakonisht janë mjaft të butë. 

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat