Autoritetet britanike iu është dashur të vendosin trupat e pajetë të njerëzve në disa vende të përkohshme pasi morget spitalore kanë nuk kanë hapësirë shkaku i rritjes së numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia.
Në Surrey, në jug të Londrës, morget në spitale janë të mbushura; ata arritën një kapacitet prej 600 të vdekurish dhe autoritetet lokale filluan të përdorin morgun e përkohshëm, shkruan dailymail.
“Ne duam të shmangim që pacientët e vdekur të qëndrojnë në pavijone ose, siç kemi parë jashtë shtetit, të lihen në korridore. Kur morgjet tona të arrijnë kapacitetin e tyre, ne kontaktojmë një morg të përkohshëm për të marrë trupat”, tha një zëdhënës i rezervimit në Surrey.
Rreth 170 trupa po mbahen aktualisht në ndërtesën e Headley Court, një ish-vend i Departamentit të Mbrojtjes në Leatherhead, shtoi ai.
Ndryshe, deri më tani mbi 80 mijë të vdekur dhe më shumë se tre milionë raste me COVID-19 janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar.