Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të krijohet një certifikatë vaksinimi, gjë që sipas tij do të ndihmojë të rinisin normalisht kalimet mes kufijve.
Mitsotakis tha se një veprim i tillë do të "siguronte një nxitje pozitive" për qytetarët që të vaksinohen.
Aktualisht Athina ka krijuar certifikatën e saj të injektimit, ku çdo person vërteton që ka marrë vaksinën anti-COVID.
Tashmë Greqia kërkon që pasaporta e vaksinimit të zbatohet edhe brenda unionit.