Kaosi në Francën Lindore, i shkaktuar nga dëbora e madhe dhe akulli, përfshiu edhe mbi 2 000 makina, që u bllokuan në një autostradë gjatë natës.
”Qindra automjete u bllokuan në autostradën A40 në Bellegard-sur-Valserine afër kufirit zviceran”, njoftoi gazeta rajonale ”Le Dauphine Libera”, raporton ATSh.
Autoritetet lokale thanë se po punonin për pastrimin e autostradës dhe lëshuan një paralajmërim për publikun që të jetë i kujdesshëm dhe të kufizojë udhëtimin e tyre.
”Kryebashkiaku i Bellegard-sur-Valserine ofroi strehim urgjent për ata që mbetën të bllokuar”, shkroi ”Le Dauphine Libera”.