Incidenti ndodhi në shtëpinë e fëmijërisë të nënës së mbretëreshës, kur aristokrati i dehur hyri me forcë në dhomën e mysafires dhe u përpoq ta zhvishte.
Kushëriri i Mbretëreshës së Anglisë përballet me burgim për sulmin e dhunshëm seksual ndaj një të ftuarës në shtëpinë e paraardhësve të tij.
Simon Bowes-Lyon, konti i Starthmore dhe Kingmore, ka hyrë me dhunë në dhomën e gjumit të viktimës ndërkohë që ajo po flinte pas një eventi që ai po mbante në kështjellën Glamis.
Ai vazhdimisht e kapi viktimën dhe i tha se donte të kishte marrëdhënie me të në një sulm që zgjati rreth 20 minuta.
Thuhet se ai u përpoq ti zhvishte këmishën e gjumit, dhe e mbështeti në mur duke e prekur dhe kapur. Ajo e refuzoi, mirëpo ai e quajti atë të pasjellshme, te keqe, një person të tmerrshëm dhe i tha se nuk mund t’i tregonte se çfarë të bënte në shtëpinë e tij.
Ajo eventualisht arriti ta largonte dhe ta nxirrte nga dhoma, dhe iu dërgoi mesazhe të ftuarve të tjerë që ta ndihmojnë, ndërsa ai përpiqej të hynte përsëri në dhomë.
Bowes-Lyon, 34 vjeç, është kushëriri i dytë i mbretëreshës, i pranoi akuzat dje në gjykatë. Ai do të përballet me 5 vite burgim.
Ai është liruar me kusht, dhe dënimi i tij është shtyrë. Ai gjithashtu i shkroi një letër viktimës, ku ai tha se ishte jashtëzakonisht i turpëruar nga veprimi i tij, dhe se alkooli nuk është arsyetim.