Kufizimet e vëna në Danimarkë për të ndaluar përhapjen e COVID-19 do të zgjaten me tri javë, njoftoi sot qeveria.
“Numri i rasteve po rritet dhe ka shqetësime në lidhje me mutacionin britanik të virusit, që është veçanërisht ngjitës”, tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, në një konferencë shtypi, raporton ATSh.
“Është një garë me kohën”, shtoi ai.
Kufizimet aktuale, të planifikuara fillimisht për të vazhduar deri të dielën, janë zgjatur deri më 7 shkurt.