Spanja regjistron rekord të rasteve ditore me COVID-19

Evropë

Spanja regjistron rekord të rasteve ditore me COVID-19

Më: 13 janar 2021 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Spanja ka raportuar 38.869 raste të reja me koronavirus të mërkurën.

Kjo ka shënuar numrin më të lartë të rasteve ditore qëkur ka filluar pandemia, thuhet në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, pas shpërndarjes edhe më të madh të infeksionit pas festës së Krishtlindjeve.

Kjo ka çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 2.176.089, ka thënë Ministria e Shëndetësisë.

Shifra për vdekjet nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 52.878.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat