Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka marrë dozën e vaksinës kundër koronavirusit.
Ai është vaksinuar bashkë me 254 punëtorë shëndetësorë këtë të mërkurë.
“Si pjesë e programit të suksesshëm të vaksinimit, 254 punëtorë shëndetësorë kanë marrë dozën e parë. Edhe unë iu bashkova atyre”, ka shkruar Erdogan në Twitter.
“Shpresojmë dhe synojmë që t’i vaksinojmë të gjithë qytetarët tanë për një periudhë shumë të shkurtër”.
“Paçi fat”.