Në Itali janë regjistruar 17246 raste të reja me koronavirus nga 160585 testime që janë bërë në të gjithë vendin fqinj, përgjat 24 orëve të fundit.
Autoritetet njoftojnë se shkalla e pozitivitetit sot është rritur në 10.7%, 1.7% më shumë se dje. Dje rastet ishin 15774 nga 175429 tamponë.
Viktimat në 24 orët e fundit janë 522, një rritje krahasuar me dje, që ishin 507, ndërsa në total nga fillimi i pandemisë numri i fataliteteve shkon në 80848.
Pacientët në kujdesin intensiv pësuan një ulje me 22 persona (2.557 në të gjithë vendin), ndërsa shtrimet në spitale janë 415 më pak.