Gjatë javës së fundit numri i rasteve të të infektuarve me Covid në burgjet e Milanos është rritur me më shumë se tre here, ndërsa në të gjithë Italinë me 25 %.
Ky është raporti që del nga të dhënat e fundit të komunikuara për sindikatat e policisë.
Në qytezën e Bollate, në Milano kishte 36 raste pozitive në 7 janar, ndërsa sot numri ka shkuar në 109, njëri prej të cilëve është i shtruar në spital.
Gjithsej në të gjithë burgjet e Milanos ka 718 të burgosur pozitivë, 681 prej të cilëve janë asimptomatikë.
Lazio është rajoni i dytë për nga numri i infeksioneve, të gjithë të përqëndruar në burgjet romake.
Shpërthimet e tjera të infektimeve janë në Sulmona, Napoli dhe në Palermo . Në të gjithë Italinë raportohet për 640 policë burgu të infektuar.