Sistemi i kujdesit shëndetësor në Portugali është në prag të kolapsit pasi njësitë e kujdesit intensiv të spitalit janë të mbipopulluara në zonat ku ka pasur një rritje shqetësuese të numrit të njerëzve që vuajnë nga COVID-19.
"Sistemi ynë i kujdesit shëndetësor është nën presion ekstrem. Ekzistojnë limite dhe ne jemi mjaft afër tyre," tha ministrja e Shëndetësisë e Portugalisë, Marta Temido, raporton Reuters.
Edhe para pandemisë, Portugalia kishte numrin më të ulët të shtretërve spitalorë për 100.000 banorë në Evropë - vetëm 627 në njësitë e kujdesit intensiv.